Celebrities Magazine Showbiz

“Ishte masë shumë e ashpër!” Merret vendimi për përndjekësin e Harry Styles

Përndjekësi i Harry Styles u lirua ditën e kaluar nga shkelja e një urdhri ndalimi që nuk e lejon atë të kontaktojë me ish-yllin e “One Direction”, pasi ai dyshohet se i dërgonte vazhdimisht Styles mesazhe në rrjetet sociale. Pablo Tarazaga-Orero, ngriti çadër banimi jashtë shtëpisë së këngëtarit për muaj me rradhë, i zuri pritë kur ai shkonte për vrap, i linte shënime dhe para në kutinë e tij postare dhe e ndoqi për në ‘club’.

Tarazaga-Orero u ndalua të afrohej më shumë se 250 metra nga Styles ose të shihej pranë shtëpisë së tij apo në ndonjë nga koncertet e këngëtarit pasi një gjykatës vendosi urdhrin e ndalimit në Tetor të vitit 2019. Por, ai dyshohet se ka kontaktuar me këngëtarin përmes mediave sociale më 22 Dhjetor, diçka e ndaluar sipas kushteve të urdhrit. Tarazaga-Orero u lirua nga masa ndaluese, nga kryetarët e çështjes gjyqësore që argumentuan se kufizimet ishin shumë ‘të ashpra’.

Spanjolli duhej të merrte pjesë në “Gjykatën e Magjistraturës Hendon” në Londrën Veriore, por nuk arriti të paraqitej për shkak të ‘problemeve me komunikimin’. Por magjistratët e hodhën poshtë çështjen pasi prokurorët pranuan se urdhri i ndalimit ishte shumë i ‘ashpër’ dhe nuk u ofrua asnjë provë në lidhje me shkeljen. Duke ndjekur penalisht çështjen Jagjeet Saund tha se:

Në urdhrin e ndalimit thuhet: Të mos kontaktoni në mënyrë direkte ose indirekte me Harry Styles, dhe në të vërtetë kështu duhet të përfundojë. Pastaj vazhdon të thuhet të mos postosh asnjë mesazh ose ndonjë material tjetër referuar Harry Styles në asnjë platformë të mediave sociale. 

Avokatja mbrojtëse e Tarazaga-Orero, Yasmine Eshaghian argumentoi se urdhri ishte shumë i ashpër dhe u tha gjyqtarëve se klienti i saj mendonte se ai nuk kishte nevojë të paraqitej personalisht në gjykatë. Ajo tha:

Personazhët publik gjithashtu kanë të drejtë të kenë jetën e tyre private, por ajo pjesë e urdhrit të ndalimit është shumë e tepërt. Kështu që jam plotësisht dakord, mendoj se është një ide shumë e arsyeshme për ta hedhur poshtë këtë masë. Unë mendoj se sapo mori lajmin se çështja kishte përfunduar, pasi atij iu tha se nuk po ofrohej asnjë provë, ai mendoi se kaq ishte, kështu që nuk erdhi. Ai me të vërtetë mori një letër nga prokuroria duke iu thënë se nuk do të kishte gjyq. Gjithashtu, ai nuk flet anglisht shumë mirë. Kështu që ai ndoshta nuk e ka kuptuar ndryshimin midis ‘nuk ka asnjë provë’ dhe ‘ju nuk keni nevojë të shkoni’… 

Styles nga ana tjetër tregoi se si kalvari i tij i gjatë filloi me një akt mirësie në 10 Mars 2019 kur ai i ofroi Tarazaga-Orero para për të qëndruar në një hotel pasi e pa atë duke fjetur në një stacion autobusi.

Mendova se ishte e trishtueshme që dikush kaq i ri po flinte në stacionin e autobusit kur ishte shumë ftohtë. Më erdhi keq për të.  Atë mbrëmje ndalova makinën time pranë stacionit të autobusit dhe i ofrova disa para në mënyrë që ai të shkonte në një hotel ose të blinte ushqim. Në atë moment ai më pyeti nëse dëshiroja të shkoja në një restorant për të ngrënë me të.  Kjo mu duk pak e çuditshme. Diçka në lidhje me të, shprehja e tij e fytyrës më bëri të ndihem i shqetësuar dhe në këtë pikë kuptova se kishte diçka jo shumë të drejtpërdrejtë në këtë situatë.

Styles informoi ekipin e tij të sigurisë në lidhje me Tarazago-Orero dhe ata e këshilluan atë që të mos takohej më me të.

Do të doja të ndihesha përsëri i sigurt.

Rikujtojmë se, Harry Styles është duke xhiruar filmin e tij më të ri, “My Policemen”, ku luan rolin protagonist.