Grupi i njohur korean BTS shkëlqeu me plot kuptimin e fjalës mbrëmjen e kaluar në “Grammy Awards 2022“. Gjatë shfaqjes në Las Vegas të dielën, superyjet e K-pop-it risollën James Bond-in teksa performonin hitin e tyre më të mirë të dyshes/grupit të nominuar për performancën e popit “Butter”. Përpara se të nisnin performancën, Jin, Suga, J-Hope, RM, Jimin, V dhe Jungkook luajtën plotësisht rolin e agjentit sekret, duke iu shmangur lazerëve dhe duke shkëmbyer kartat top-sekret mes njëri-tjetrit. Jungkook madje zbriti në skenë me një litar të varur nga tavani.
E nominuara tjetër Olivia Rodrigo gjithashtu ishte e përfshirë dhe V mund të shihej duke i pëshpëritur në vesh në audiencë diçka. Me këngën “Butter” BTS fitoi nominimin e tyre të dytë në karrierën e “Grammy” pas hitit të tyre “Dynamite” që gjithashtu u nominua në kategori në 2021.
Para shfaqjes, BTS i tha PEOPLE dhe Entertainment Weekly në tapetin e kuq se performanca e tyre do të ishte “epike”. Kur u pyetën se çfarë po prisnin më shumë në shfaqje, anëtari i grupit RM tha “çmimi është i rëndësishëm”, por ata po prisnin me padurim performancën e tyre edhe më shumë.
Ne kemi përgatitur një performancë të paparë më parë, do të jetë epike, kështu që ju lutemi qëndroni të përgatitur.
Prania e BTS në shfaqjen e çmimeve vjen pasi Jungkook rezultoi pozitiv për COVID-19 në fillim të kësaj jave, duke e bërë atë anëtarin e shtatë dhe të fundit të grupit që kalon COVID-19 që nga muaji dhjetor. Këngëtari, 24 vjeç, ishte nisur për në SHBA përpara performancës së BTS në Grammys, por rezultoi negativ për COVID nëpërmjet testit PCR ndërsa ishte ende në Kore të dielën, sipas një deklarate nga Big Hit Music. Por më pas në deklaratë u bë e ditur se:
Pasi mbërriti në Las Vegas, ai ndjeu një shqetësim të lehtë në fyt dhe menjëherë bëri një test të shpejtë PCR dhe një test standard PCT. Ndërsa ishte edhe në vetë-karantinë si masë proaktive, rezultati i të dy testeve doli pozitiv dhe Jungkook u konfirmua me COVID-19 të hënën.
Si përgjigje, këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Jeon Jung-kook, ishte në vetëkarantinim dhe nuk po shfaqte asnjë simptomë tjetër përveç një dhimbjeje të lehtë të fytit kur rezultoi pozitiv, tha Big Hit. E pavarësisht gjithçkaje këngëtari ishte mbrëmë në shfaqjen e madhe dhe së bashku me grupin dhuruan një super performancë.