Aktualitet

Ishte duke u larë në det, mbytet aksidentalisht 61-vjeçarja sllovake në Golem!

Pasditen e sotme (16 korrik), një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Golemit, Kavajë.

Një 61-vjeçare banuese në Sllovaki, dyshohet se ka qenë duke u larë në det dhe është mbytur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Golem, Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.