Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.
Ama duket se disa gjëra janë mbajtur në fshehtësi dhe ne nuk kemi mundur t’i zbulojmë. Në një intervistë së fundmi Rina është pyetur për ndarjen nga SinBoy dhe si është tani marrëdhënia e tyre ama përgjigja e saj i habiti të gjithë. Këngëtarja është shprehur se para disa muajsh ata ishin rikthyer me njëri-tjetrin për t’i dhënë një shans të dytë lidhjes së tyre, por nuk funkdionoi dhe tashmë secili ka vazhduar jetën e tij.
Rina: Jemi rikthyer pasi jemi ndarë për ta provuar edhe njëherë por nuk na eci dhe jemi ndarë tani dhe jam single.
Modeli “butterfly” ose prerja “flutur” është një model flokësh që të jep iluzionin e flokëve të shkurtër, një trend tashmë që shumë vajza shqiptare ndër to edhe vajzat e showbizit e kanë provuar. E duket se së fundmi edhe Rina Balaj nuk i ka shpëtuar dot këtij trendi.