Bota

Ishin duke u kryer rregullime në avion, dy persona ndërrojnë jetë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Atlantës në SHBA, ku dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Punëtorët në aeroport ishin duke kryer disa rregullime në një avion Boeing 757, të cilit i shpërtheu njëra prej gomave.

Kelley Collier, kreu i departamentit të policisë së Atlantës, ka konfirmuar ngjarjen, ndërsa ka thënë se policia dhe ekipet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por dy punëtorët kishin ndërruar jetë. Sipas tij, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë. Avioni i përket kompanisë “Delta Air Lines”, ndërsa mbërriti në Atlanta nga Las Vegasi.