Celebrities Gossip Showbiz

“Ishim vetëm në makinë…”/Melania zbulon detaje nga takimi i parë me Donald Trump!

Melania Trump foli së fundmi për Fox News me qëllim promovimin e librit të ri të saj. “Ka ardhur koha që të tregoj historinë dhe të vërtetën time”-tha ajo, duke nisur me kujtimin e takimit të parë të pazakontë me bashkëshortin e Donald Trump. Sipas fjalëve të saj, në kohën kur u njohën, Trump tashmë njihej si një biznesmen i shquar amerikan, gjë që e bënte të vështirë për ta të shkonin në një restorant, kafe apo kinema.

Në vend të kësaj, Trump e çoi në një vend të veçantë ku mund të kishin privatësi. Ata së bashku shkuan për të parë një pronë që Trump synonte të blinte dhe Melania e përshkroi këtë takim të parë si një përvojë shumë të bukur.

Ishim vetëm në makinë për rreth një orë ose një orë e gjysmë. Nuk kishte zhurma të tjera, as njerëz të tjerë. Në atë kohë ai tashmë njihej si një person i famshëm, kështu që ishte shumë e këndshme të ishim vetëm ne të dy. Më pëlqente vizioni që ai kishte dhe lidhja që kishim. Ishte diçka shumë e veçantë.

Përveç kësaj, Melania zbuloi edhe sesi ishte propozimi i tyre për fejesë.

“Ishte ditëlindja ime dhe ishte Met Gala. Të gjitha ndodhën në një natë. Ishim tashmë në shtëpi, të dy të veshur për mbrëmjen gala”-kujtoi Melania natën kur Trump i propozoi pas kthimit në shtëpinë e tyre të përbashkët. Ata u martuan në janar të vitit 2005. Në prag të zgjedhjeve të reja presidenciale, ish-modelja foli për anën e Trump që e shohin vetëm ata më të afërtit. Ndërsa në fjalimet e tij ai duket shumë i ashpër, Melania theksoi arsyet përse është ende e dashuruar me të:

Humori i tij, personaliteti, mirësia. Ai është shumë i veçantë. Pozitiviteti i tij. Energjia e tij. Është e mahnitshme.

Melania Trump ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale duke mbrojtur punën e saj si modele që ka pozuar nudo në të kaluarën. Në pamjet e postuara në platformën X, bashkëshortja e Donald Trump tha se “pyetja më urgjente” është pse media “ka zgjedhur të analizojë festimin tim të formës njerëzore në një sesion fotografik mode”.

Trump ka shkruar një autobiografi, e cila do të publikohet më 8 tetor dhe promovohet në fund të videos. Puna e saj e mëparshme si modele bëri disa tituj gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, por nuk është e qartë nëse Melania Trump po i referohet shqyrtimit të mëparshëm apo raportimeve të fundit nga media.