Celebrities

“Isha me John Lennon dhe…”/Në dokumetarin e tij, Elton John zbulon detaje nga varësia dhe përdorimi i lëndëve narkotike!

Së fundmi artisti i njohur në mbarë botën Elton John në dokumentarin e tij të ri ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me përdorimin e drogës dhe historinë që e lidh atë me John Lennon. Këngëtari 77-vjeçar zbuloi në “Elton John: Never Too Late”, i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të premten, se ai dhe anëtari i ndjerë të Beatles dikur kishin konsumuar lëndë narkotike në një dhomë hoteli në Nju Jork në orën 2 të mëngjesit.

John pranoi se në atë moment u bë “paranojak” dhe madje në një moment pyeti teksa u dëgjuan disa të trokitura në derë ai pyeti dhe u frikësua se mos ishte policia.

“Më u deshën rreth pesë minuta për të parë se ishte Andy Warhol ,” shtoi ai.

Lennon, i cili u vra në dhjetor të vitit 1980, raportohet të ketë thënë në atë kohë:

Kjo ishte pjesa argëtuese e kokainës.

Elton John ka deklaruar më parë se gabimi i tij më i madh ishte përdorimi i drogës.

Pendimi im më i madh ishte përdorimi i drogës, por duke thënë këtë, e gjithë dhimbja dhe e gjithë sjellja e keqe dhe gjithë urrejtja ndaj vetvetes që kalova ishte të arrija këtu ku jam tani. 

Elton John e kapërceu varësinë e tij dhe festoi 34-vjetorin e shërimit nga alkooli dhe droga në muajin gusht të këtij viti!