Aktualitet

Ish-zv.ministri Rjepaj mbi 8 orë dëshmi për koncesionin e sterilizimit dhe check-up!

Komisioni hetimor i Shëndetësisë për koncesionet e sterilizimit dhe check up për tetë orë me radhë mori dëshminë e ish zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj. Marrja në pryetje filloi prej orës 10:00 të paradites së sotme.

Dëshmia për sterilizimin vijoi nga ora 10:00 – 15:00. Ndërsa më pas u vijua me dëshminë e Check-up.

Për më shumë se 5 orë zgjati dëshmia e sh-zvministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj, një proces që po hetohet dhe nga SPAK.

Rjepaj ka qenë kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit si të sterilizimit ashtu dhe të check up-it, gjithashtu ai ka qenë dhe pjesëtar grupi për hartimin e procedurave të këtij koncesioni.

Rreth orës 10:00, Rjepaj i cili ndodhet i arrestuar prej mesit të gushtit 2023, u shoqërua sot paradite nga policia e burgjeve me pranga në duar.  Prokuroria e Posaçme i dha leje që Rjepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe të paraqitet fizikisht në komision. Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.

Rjepaj tha se ishte në dijeni të masterplanit të QSUT-së për sterilizimin por se nuk i kishte rënë në dorë memoja e Ogerta Manastirliut në atë kohë drejtoreshë e QSUT-së e cila ia dërgoi ministrit të atëhershëm Beqaj ku pranohet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbatjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.

“Jo nuk jam në dijeni. Nuk më ka ardhur kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese apo jo. Kjo shkresë nuk më ka ardhur mua. As nuk e kam parë në atë kohë. Kam pasur vetëm masterplanin e QSUT” deklaroi Rjepaj.

Deputetja e PD-së, kryetarja e komisionit hetimor,  Vokshi u ndal tek shifrat e ndryshme për investim të cilat në memon e Rrjepajt drejtuar ministrit të atëhershëm Beqaj se ato që i janë bashkangjitur studimit të fizibilitetit për në ministrinë e Financave.

Albana Vokshi: Në memon tuaj shifrat janë ndryshe nga studimi i fizibilitetit. Në njërën janë 50 mijë dhe cmimi për cdo kompleksitet është më i ulët, ndërkohë në dokumentin tjetër ke 37 mijë ndërhyrje duke rritur cmimin e kompleksiteteve. Pse shifrat janë ndryshe: 37 mijë me 50 mijë ndërkohë që është rritur cmimi?  Nuk mundet nga 50 mijë të shkohet në 37 mijë

Klodian Rjepaj: Nuk ka lidhje. Nuk jemi bazuar tek shifra 37 mijë. Nuk ka lidhje me metodologjinë ku jemi bazuar për koston…. Numri 37 mijë është lapsus

Albana Vokshi: Duket sikur në momentin e fundit duhet të jetë një dorë për të ulur numrin dhe rritur cmimin

Ish zv/ministri mbrojti tezën pse u dha me koncesion duke nënvizuar se cmimet janë mbështetur mbi kostot e referencës, madje janë ulur me 20 – 30 %

Albana Vokshi: Pse ishte efektiv koncesioni dhe jo PPP?

Klodian Rjepaj: 4 vite nuk u vu në punë reparti i sterilizimit sepse ishte produkt i planifikimit për të blerë artikuj… E vetmja akuzë që më bëhet është herezi. Nuk ka asnjë element. Nuk ka asnjë kosto mbi kostot e referencës përkundrazi janë ulur me 20 -30% të gjitha kostot e ndërtimit të këtij programi. Nëse do të bënim prapë koston me prokurorim publik ku do ti blinim instrumentet në uzinën e Gramshit apo Poliçanit”

Albana Vokshi: Jo do ti blinit tek Ilir Rrapaj?

Klodian Rjepaj: Nuk janë produkte që i prodhojmë këtu. Nuk ka çmime INSTAT për këtë gjë. Nuk ka çmime reference. Çmimet e referencës do I marrim jashtë. Në vijim ai tha se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër dhe i parfumosur. Do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë dhe i parfumosur, keni për të parë’ tha ai.

Klodian Rjepaj dëshmoi edhe për koncesionin e Check up-it.

Rjepaj ka qenë kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit si të sterilizimit ashtu dhe të check up-it, gjithashtu ai ka qenë dhe pjesëtar grupi për hartimin e procedurave të këtij koncesioni.

Gjatë dëshmisë së tij Rjepaj tregoi pse u dha me koncesion check-up.

Klodian Rjepaj: Ne kondicionuam koston për njësi

Zheni Gjergji: Pse u aplikua tvsh në këtë kontratë?

Klodian Rjepaj: Nuk e di këtë. Nuk mund të përgjigjem

Zheni Gjergji: Pse menduat që të jepej me koncesion Privatit

Klodian Rjepaj: Ka pasur risi. Disponueshmëria e një sistemi të logjistikës,digitalizimi i materialeve dhe mjeteve nuk ekzistonte. …Dhe këtu është rrisku i menaxhimit të programit.

Në aspektin e planifikimit u mendua që të bëhej brenda qendrës klinike. U mendua që një operator privat të shërbente si mbështetës i praktikës që do të bëhej nga mjekët dhe infermierët.”

Zheni Gjergji: Edhe pse e kemi dhënë sot laboratorin e spitaleve rajonale me koncesion pas datës 13 të çdo muaji laboratori nuk jep shërbim. Kjo është pay/use

Pse e bëtë me numër fiks pra 475 mijë ekzaminime?

Klodian Rjepaj: U bë fiks se ne vumë çmimin e paketës të kondicionuar nëse do të bëhej pay/use do të vinte një tjetër ofertë që do të kalkulonte të gjithë shpenzimet dhe kostoja do të ishte shumë e lartë. Ne kondicionuam cmimin që do të paguanim për person, kondicionuam dhe cfarë kërkonim dhe ia lamë privatit të paraqeste një model biznesi.

Zheni Gjergji: Numrat e njerzëve janë ende shumë të uleta nuk kemi arritur edukim të njerëzve

Albana Vokshi: Cilin kriter plotësonin përvec atij të Vilma Nushit?

Klodian Rjepaj: Janë vlerësuar sipas dokumentit të standardit.

Albana Vokshi: Më sqaroni licencat?

Klodian Rjepaj: Nuk I mbaj mend kanë kaluar 11 vite. Nuk mbani mend “Markegting and distrubution’ dhe ‘Trimed’ nuk kishin eksperienca dhe kishin marrë licenca dy ditë më parë?

Në bazë të ligjit nuk ka rëndësi se kur e merr licencën. Nuk I mban mend duhet të shoh dosjen. Ka kaluar 11 vite.

Albana Vokshi: Trimedi kishte vetëm licencë për barna. Janë shkelur kriteret. A e di që nuk kishte licencë dhe as ekspericën paraprake.

Klodin Rjepaj: Nuk e mbaj mend

Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Me interes është dëshmia më 3 tetor, e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në hetim nga SPAK për koncensionin e sterilizimit, por njëkohësisht me masë arresti me burg për një tjetër hetim ndaj tij, atë të abuzimit me fondet e BE kur drejtonte agjencinë SASPAC.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up. Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të arrestuar më 17 gusht 2023.