Andrea Stramaçioni, ish-trajner i Interit dhe aktualisht në rolin e komentuesit për rrjetin “Dazn”, ka komentuar ecurinë e Milanit duke u fokusuar në ndeshjet kundër dy të mëdhave si Liverpulit dhe Interin.
“Ndeshjet e kuqezinjve më befasuan: jo aq për rezultatet, por për cilësinë e paraqitjeve. Milani ishte shumë dobët dhe i pamjaftueshëm në Champions, megjithatë, në derbi ka treguar një potencial të madh” tha 48-vjeçari.
Më pas ai komentoi edhe pozicionin e Ibrës brenda klubit. “Çfarë do t’i kërkoja Zlatanit nëse do ta takoja? Do ta pyesja sesi mënyra e tij për të ndikuar situatat ka ndryshuar me kalimin nga fusha në rolin e drejtuesit ku kërkohet një njohuri më e gjerë edhe për aspekte që futbollistët as nuk i përfillin”.