Aktualitet

Ish-të përndjekurit futen në grevë urie, kërkojnë plotësimin e disa kërkesave

6 ish të përndjekur politikë prej 4 ditësh kanë nisur një grevë urie në një ambient jashtë selisë së ish të përndjekurve, pak metra larg Parlamentit. Sot një prej grevistëve të urisë ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa është njoftuar urgjenca për ndihmë mjekësore. Të përndjekurit grevistë,  pretendojnë se dëmshpërblimi që kanë marrë nga Qeveria për vitet e tyre të burgut është skandaloz.

Ata kërkojnë që t’u plotësohen disa kërkesa, ku më kryesorja është pensioni suplementar, sepse pensioni që marrin nuk u del.