Celebrities Gossip Showbiz

Ish-supermodelja Cindy Crawford zbulon stilistin me të cilin nuk do të punonte më!

Cindy Crawford ka zbuluar se me cilin stilist nuk do të punonte më. Modelja e njohur ishte e ftuar në emisionin e Andy Cohen, “Watch What Happens Live”. Në të ashtuquajturin segmentin “Plead the Fifth” të emisionit, të ftuarve u kërkohet t’i përgjigjen 3 pyetjeve të vështira dhe mund të refuzojnë t’i përgjigjen vetëm njërës prej tyre. Pyetja e parë e Cohen për modelen 58-vjeçare ishte se me cilin stilist nuk do të dëshironte të punonte më. Crawford, pasi e mendoi pak, vendosi të përgjigjet: “Vassileios. Ai ishte një stilist i rrobave të banjos në Greqi”.

Së fundmi ish-supermodelja foli për martesën tradicionale me bashkëshortin, por edhe rolet e veçanta që secili ka në shtëpi. Siç kishte vënë në dukje, ajo është përgjegjëse për furnizimet e shtëpisë, menunë, oraret dhe takimet. Megjithatë, ajo për të cilën ata krenohen është se dy yjet arritën të rrënjosnin vlera dhe morale të forta tek fëmijët e tyre.

Cindy Crawford është një bukuri e rrallë, por çfarë fshihet pas hijeshisë së 58-vjeçares së famshme të pasarelave? Pak ditë më parë ylli zbuloi një rutinë bukurie që e aplikon për dekada me radhë. Supermodelja tha se është mbështetur në formulën e susamit të lehtë të vajit të trupit Neutrogena që prej kohës kur ishte në të 20-tat. Edhe pse ylli i pasarelave pranoi se nevojat e saj për lëkurën kanë ndryshuar, ajo ndau një produkt që ishte ende në arsenalin e saj të gjatë të produkteve të bukurisë.