Sport

Ish-sulmuesi “godet” Ukrainën para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk kemi liderë, të gjithë zhduken në fushë

Ish-sulmuesi i njohur ukrainas, Viktor Leonenko, ka “masakruar” me komentet e tij përfaqësuesen e Ukrainës pas barazimit 1-1 me Gjeorgjinë, që lë këtë skuadër në vendin e fundit në grupin e Ligës së Kombeve. Ukraina tashmë duhet të mundë Shqipërinë në Tiranë që të ketë shanse për vendin e dytë në grup, pasi nuk mund të renditet më e para.

LEXO EDHE: Alarm kuqezi para Ukrainës, FSHF jep informacion pas dëmtimit të Jasir Asanit

“Cilin mund ta vlerësoja si lojtarin më të dobët të ndeshjes? Të gjithë liderët tanë! Ku është Sudakov? Ku është Shaparenko ynë i famshëm? Ku është Dovbik? Liderët tanë zhduken në çdo ndeshje, ata thjesht nuk ekzistojnë! Ku është golashënuesi jonë i kampionati spanjoll në këtë ndeshje? TIfozët kanë besim te ata, por ne nuk i shohim në fushë.

LEXO EDHE: Barazimi me Çekinë, Sylvinho: Ndeshje e vështirë, grup i ekuilibruar!

Ne kemi liderë vetëm në letër, ata vetë detyrojnë blogerat dhe gazetarët që të shkruajnë rreth tyre. Kjo është arsyeja pse asgjë nuk funksionon për në. Të ashtuquajturit liderë nuk e ndihmojnë aspak Rebrov të bëjë punën e tij”, tha ish-sulmuesi i njohur i Dinamo Kiev dhe Ukrainës pas ndeshjes së mbrëmshme.