Gossip Showbiz

Ish-striptisja kërcënon Princ Harryn se do i publikojë fotot nudo!

Carrie Royal, ish-striptisja 52-vjeçare, anëtare e OnlyFans së fundmi ka kërcënuar dukën e Sussex se do t’i publikojë fotot nudo që ka realizuar nga festa e tyre “famëkeqe” në Las Vegas në vitin 2012. Ajo ka treguar detaje nga festa, teksa tregon se Princ Harry ka qenë nën efektin e alkollit, teksa zbulon se edhe e ka puthur.

“Patëm një moment që do ta mbaj mend gjithmonë”,-ka thënë 52-vjeçarja. Teksa me Harry-n ka kujtime të bukura, për bashkëshorten e tij, Meghan Markle nuk ka një mendim të mirë. “Ai po manipulohet nga Meghan”,-ka thënë Royal. Rikujtojmë, se Princi Harry ka vënë në rrezik lejen amerikane të qëndrimit, pasi deklaratat e përfshira në autobiografinë e tij “Spare” në lidhje me përdorimin e lëndëve narkotike, rezultuan të kundërta me ato që kishte dhënë për autoritetet në SHBA.

Duka i Sussex pranoi në autobiografi se kishte përdorur drogë, si marihuanë dhe kokainë, Kjo është e papajtueshme me rregullat strikte amerikane. Nëse ai do ta kishte deklaruar këtë gjatë aplikimit për vizë, nuk do ta kishte marrë dokumentin, ndaj për këtë arsye Policia e ka cilësuar hyrjen e tij në SHBA si të paligjshme.

Sipas revistës Times, qeveria amerikane ka refuzuar të publikojë kërkesën për vizë të paraqitur nga Princi Harry pas lëvizjes së tij në Shtetet e Bashkuara. Arsyeja e mohimit, sipas tyre lidhet me faktin se rrëfimet e bëra në një libër nuk përbëjnë provë se ai ka përdorur drogë dhe se historia mund të jetë zbukuruar për të shitur më shumë kopje.