Sport

Ish-skuadra e Brojës sërish në Premier League, Leedsi në lot!

Southampton rikthehet në Premier League.

 “Shenjtorët” triumfuan 1-0 në finalen përballë Leeds United në “Wembley”, duke iu bashkuar Leicester Cityt dhe Ipswichit në elitën e futbollit anglez.

Ish-skuadra e Armando Brojës iu fal golit të sulmuesit Adam Armstrong në mesin e pjesës së parë për të siguruar suksesin e madh. Pa fat Leeds, që u ndal nga traversa e Daniel James gjashtë minuta nga fundi.

Vetëm një vit qëndroi Southampton në Championship, duke siguruar menjëherë rikthimin në Premier League.