Auto & Moto Bota

Ish-presidenti i Sllovenisë shet makinën e tij dhe paratë i dhuron për fëmijët me kancer!

Renault 4 e ish-presidentit slloven është shitur dhe e gjitha kjo, për një qëllim të mirë. Ish-presidenti, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë euro nga shitja e Renault 4, e vitit 1991 për bamirësi, për të ndihmuar fëmijët e diagnostikuar me kancer.

Kur po kthehesha nga Brukseli 30 vjet më parë, mbaj mend që vizitova disa fëmijë në spital dhe u dërgova çokollata. Ky ishte fillimi i marrëdhënies sonë që do të vijonte gjatë. Dua të falënderoj veçanërisht familjen Frater (pronarët e rinj). Me fillimin e ankandit, e dija se ky nuk do të ishte një ankand për njerëzit që pëlqejnë makinat e mira, por edhe për njerëzit që kanë zemër të madhe.

Ai ia dorëzoi çelësat blerësit me ofertën më të mirë në ankand, biznesmenit vendas Aleksandar Fratar.

Dhe tani akti i fundit. Këtu janë çelësat tuaj Aleksandër, fat të mirë dhe faleminderit. Nuk ishte qëllimi ynë që ne të tërhiqnim vëmendjen e medias, qëllimi ynë në të vërtetë ishte të ndihmonim këta luftëtarë të vegjël.

Pahor shërbeu për dy mandate si president i Sllovenisë, duke i dhënë fund mandatit të tij të dytë pesëvjeçar vitin e kaluar, kur u pasua nga Natasha Pirs Musar, presidentja e parë grua në vend.