Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar dhe lançuar së fundmi linjën e tij të këpucëve të markës “Trump” në Sneaker Con për adhuruesit e atleteve në Filadelfia, vetëm një ditë pasi Gjykata e Nju Jorkut e urdhëroi të paguante 354.9 milionë dollarë për mashtrim. Ai u prit me brohoritje të forta gjatë momentit kur po prezantonte modelin e atleteve ngjyrë ari, të cilat shiten në internet për vlerën 399 dollarë. “Kam dashur ta bëj këtë për një kohë të gjatë, por më në fund ndodhi”,-u shpreh Trump përpara turmës.
Ndërkaq sa i përket mashtrimit me bankat, dy djemtë më të mëdhenj të Trump, Donald Trump Jr. dhe Eric Trump, zv.presidentë ekzekutivë të Organizatës “Trump” u urdhëruan të paguajnë nga 4 milion dollarë dhe iu ndalua të punojnë në kompanitë në Nju Jork për dy vite. Ish-kryefinancieri Allen Weisselberg duhet të paguajë 1 milion dollarë. Në një deklaratë pas dhënies së vendimit, ish-presidenti Donald Trump sulmoi gjykatësin dhe prokuroren. Procesin e quajti “një gjueti shtrigash” politike. Më herët, vendimit iu referua si “falsitet i plotë dhe total” në platformën e tij të medias sociale Truth Social.
Rikujtojmë, se në SHBA kanë pasur spekulimet mbi mënyrën se si Donald Trump i humbi kilogramët. Disa kanë pyetur veten nëse Trump mund të ketë përdorur Ozempic ose një ilaç tjetër për humbje peshe. Por një burim i ka thënë ‘Page Six’ se pas ndryshimit të ish-presidentit qëndron gruaja e tij Melania Trump. Trump dyshohet se ka rënë të paktën 14 kg. Ndërkaq, burimet thonë se:
Trump nuk është parë duke ngrënë më akullore apo tortë me çokollatë me dy lugë akullore vanilje mbi të dhe kjo falë këshillave të Melania-s.