Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka bërë pak humor në ‘kurriz’ të ish-presidentit dhe njëherazi kandidatit republikan Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Konventën Nacionale të Demokratëve. Obama tha se Trump “çuditërisht është i obsesionuar me madhësinë (e publikut)”, duke bërë gjeste me duar – duke treguar madhësi të ndryshme. Obama renditi disa nga ‘kritikat’ më të zakonshme të Trump, duke përfshirë “pseudonimet fëmijërore, teoritë e çmendura konspirative” dhe “këtë obsesion të çuditshëm me madhësinë e turmës”.
Barack Obama explains why Donald Trump is so obsessed with “Crowd Sizes”. 😂😂😂#TinyTrump #NoDickDonald #StormyKnows#MAGA #TrumpIsDone #MAGAIsOver #HarrisWalz2024 #VetsAgainstTrump #DNC #VoteBlue pic.twitter.com/CzCNWeqGtd
— Web Godfather (@NickLongo) August 21, 2024
Në fillim të këtij muaji, Trump pretendoi në mënyrë të rreme në një seri postimesh, se zëvendëspresidentja Kamala Harris përdori inteligjencën artificiale për të bërë të dukej sikur më shumë njerëz ishin të pranishëm në tubimet e saj. Duke folur për obsesionin e Trump me madhësinë, Obama i largoi duart më pas i afroi, veprim ky që nxiti të qeshura nga audienca.