Celebrities Gossip Showbiz

Ish-partneri i Belen Rodriguez mes lotësh rrëfen sëmundjen nga e cila vuan!

Ata ishin dyshja më e përfolur e mediave rozë. E kemi fjalën për Antonino Spinalbese dhe yllin televiziv italian, Belen Rodriguez. Pas disa muajsh lidhjeje në jetë erdhi vajza e tyre, Luna Mari. Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë pas lindjes së fëmijës dhe çifti i dha fund lidhjes.

Së fundmi, Antonino ka qenë i ftuar në “Italian Stories” dhe gjatë intervistës me Eleonora Daniele ka treguar disa detaje nga jeta e tij, mes të cilave edhe sëmundjen nga e cila vuan.

Unë kam pankreasin e një të moshuari dhe për disa kohë jam ushqyer me infuzione.

Spinalbese rrëfeu se është ndjerë gjithmonë i fortë dhe i pathyeshëm. Antonino tregoi edhe sa thelbësore është që ai të ushqehet shëndetshëm sepse me ushqimin e duhur mund të menaxhojë një jetë normale. Gjatë intervistës u shfaqën foto me të bijën Luna dhe në atë moment, i emocionuar, ai pranoi se shtysën më të madhe për të jetuar dhe për të luftuar me sëmundjen ia jep vajza.

Marr frymë falë saj. Ajo është e mrekullueshme.

Megjithëse Belen dhe Antonino nuk janë më bashkë dhe vazhdojnë jetët e tyre të ndara, të dy janë shumë të përkushtuar ndaj Lunës. Belen Rodriguez është rikthyer përsëri me Stefano De Martino. Prezantuesja prej disa kohësh është parë fillimisht me aktorin Michele Morrone, më pas me ish të dashurin Andrea Iannone dhe më në fund me ish-bashkëshortin Stefano De Martino. Belen dhe Stefano janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.