Lajmet e fundit Rajoni

Ish-kryeministri britanik në Kosovë. nuk dihet arsyeja!

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet që këto ditë të vizitojë Kosovën.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim i Kuvendit të Kosovës.

Në një njoftim për mbledhjen për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë këtë enjte, është bërë e ditur se në rend dite të kësaj mbledhje pikë e parë do të jetë caktimi i seancës solemne për adresimin e Tony Blairit deputetëve të Kosovës.

  “I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë pikë të rendit të ditës.

Nuk dihet ende dita e saktë e vizitës së Tony Blair në Kosovë.

Ish-kryeministri brtianik Tony Blair ka vizituar disa herë Shqipërinë. Verën e kaluar u pa teksa zbriste nga helikopteri në stadiumin e Himarës për pushime.

Kjo ishte e disata herë që ish-kryeministri britanik vizitonte Shqipërinë. Ai ishte për të kaluar pushimet në vitin 2016 dhe 2021.