Gossip Showbiz

Ish-konkurrenti biseksual: Më kanë ngacmuar dy djem nga Për’puthen…

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Graciano Merkaj ka qenë në qendër të mediave rozë pasi deklaroi se është biseksual dhe se ka punuar si zhigolo. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në programin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ka folur pa dorashka.

Graciano foli për paragjykimet që mund të ketë ndeshur pas deklaratave të tij duke shtuar se nuk është penduar sepse është diçka që ai e ka bërë me dëshirë dhe për të cilën ka patur mbështetjen e familjes.

I pyetur nëse ka pasur ngacmime nga politikanët shqiptarë, ai tregoi:

Politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër.

Ndërkohë gjatë intervistës, ai u pyet po ashtu në lidhje me deklaratën e bërë kohë më parë, ku Graciano tha se e kanë ngacmuar djemtë e “Për’puthen”.

Ish-konkurrenti tha se bëhet fjalë për dy nga djemtë, por zgjodhi që të mos jepte emra konkretë.