Bota Politikë

Ish-këshilltari i Trump akuzon Biden: Po saboton përpjekjet e Trump për paqe, nuk do armëpushim

Shefi i shtabit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën presidencën e fundit të Donald Trump, Fred Fleitz, thotë se Presidenti Biden po “saboton” planin e Trump për t’i dhënë fund luftës duke lejuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Rusi.

 LEXO EDHE: “Mbështesim sovranitetin e Ukrainës”, Biden në samitin G20: “Duhet të punojmë për t’iu dhënë fund konflikteve dhe krizave në botë
“Ne e dimë se Trump dëshiron një armëpushim të shpejtë dhe bisedime paqeje. Por kjo do të përshkallëzojë konfliktin dhe do të zemërojë rusët”, i tha Fleitz programit PM të BBC Radio 4.

Duke cituar paralajmërimin e Rusisë se ky përdorim i raketave do të përfaqësonte “pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë” të NATO-s në luftë, Fleitz thotë: “Mund të konkludoj vetëm se Biden po përpiqet të sabotojë përpjekjet e Trumpit për paqe, sepse ai nuk dëshiron paqen e negociuar për të cilën Trump po kërkon”.

 LEXO EDHE: Biden autorizoi Ukrainën të godasë Rusinë me raketa, Gjermania nuk i jep miratimin e saj Kievit

Ai thotë se Biden “i është përmbajtur versionit të tij idilik” të largimit të të gjitha trupave ruse nga Ukraina dhe mbajtjes së presidentit Putin përgjegjës.

I pyetur për planet e Trump, Fleitz thotë se Trump po “mendon shumë” se si mund t’i japë fund luftës – “ndoshta përpara se të inaugurohet” në janar.