Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit që nga viti 2003, Lorik Cana ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”. I gjithë fokusi këtë kohë është kthyer tek finalja e Conference League mes skuadrave të Romës dhe Feyenoordit. Kjo finale do të organziohet në stadiumin Air Albania. Për të na dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë super event dhe gjithçka që duhet të dimë rreth tij së bashku me Lorikun ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Si ishte ndjesia juaj që të sillnit në shesh trofeun Lorik?
Një ndjesi shumë e veçantë për shumë faktorë që njerëzit edhe mund t’i kuptojnë. Mundësia e një vendi dhe e një qyteti si ky i joni, që do të jetë i aftë të presë të gjithë përgjegjësitë si ajo e këtij eventi. Një finale e tillë europiane është e vërtetë jo para 10 apo 20 viteve por edhe deri vitin e kaluar mu duk si diçka e pamundur. Kjo tregon që ne kemi arritur në një nivel që ne jemi të aftë të sjellim, kjo gjë i jep sigurisht një kënaqësi dhe një krenari të madhe vendit tonë. Por kërkon edhe një përgjegjësi shumë të madhe.
Pse është e veçantë kjo?
Është një trofe i një edicioni të parë të kësaj finaleje. Një trofe i një kompeticioni të ri që gjithashtu i jep mundësinë vendit tonë që pse jo të shkëlqejë në të ardhmen në garat europiane të futbollit dhe të jetë pritës i kompeticioneve të tilla. Finalja që do të zhvillohet nesër do ti japë një jehonë të madhe jo vetëm në fushën sportive por në çdo aspekt të cilën ne si qytet, kryeqytet dhe si komb arritëm. Do të jemi për shumë kohë në faqet e para në mbarë botën. Një kënaqesi shumë e madhe dhe një finale jashtëzakonisht e bukur dhe shumë prestigjioze.
Kur Lorik Cana u pyet nëse ishte tifoz me Romën apo me Feyenoord ai u shpreh se duke qenë se është me skuadrën e Lazio-s nuk mund që të bëjë tifo me Romën. Është e pamundur kjo gjë.