Miliarderi James Packer, ish i fejuari i këngëtares Mariah Carey ka thënë së fundmi se paratë nuk janë garanci për lumturinë, por është më mirë t’i kesh ato sesa jo. “Preferoj më mirë të jem i pasur dhe i mjerë sesa të përpiqem të jem i varfër dhe i mjerë”-tha 56 vjeçari në një intervistë për Channel Seven.
Miliarderi kohët e fundit zbuloi se ai lufton me kilogramët e tepërt të shkaktuara nga ilaçet që merr për çrregullimin bipolar. “Mos intervistoni dikë që ju thotë se është gati, se e ka kuptuar se çfarë po ndodh dhe se i ka të gjitha përgjigjet. Unë nuk jam ai person.” Intervista u filmua në jahtin 200 milionë paund të Packer, ku një nga pasagjerët ishte ylli i popit Robbie William. Pasuria e James Packer vlerësohet në rreth 4.5 miliardë dollarë. Ai u fejua me Mariah Carey për një kohë të shkurtër në vitin 2016, por pastaj Packer e prishi fejesën për shkak se artistja po shpenzonte shumë.
Rikujtojmë, se motra e këngëtares së famshme Mariah Carey, Alison, kaloi javët e fundit të jetës së saj në kujdesin intensiv. Këtë e ka bërë të ditur një mik i afërt i familjes. Mariah Carey, këngëtarja e hitit ‘All I Want For Christmas Is You’, zbuloi se si motra e saj Alison, 63 vjeçe, ashtu edhe nëna e saj Patricia, 87 vjeçe, ndërruan jetë brenda disa orëve diferencë nga njëra-tjetra gjatë fundjavës që shkoi.
Ndërkohë që Mariah kaloi kohë me nënën e saj të moshuar përpara se ajo të ndërronte jetë, duket se ajo nuk kaloi kohë me motrën e saj, sepse nuk u pajtuan kurrë pas një marrëdhënieje të tensionuar që ka zgjatur për dekada. Artistja, fituese e Grammy-t, Mariah Carey, ka deklaruar për PEOPLE:
Zemra ime është thyer nga humbja e nënës sime këtë fundjavë. Në një zhvillim tragjik, motra ime ka ndërruar jetë në të njëjtën ditë.