Dita e 8

Ish-deputetja, Orjola Pampuri: “Ja çfarë i kërkoj Zotit!”

E ftuar sot në “Dita e 8” është ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe psikologia Orjola Pampuri. Në temën e diskutimit për martesën dhe problemet që nuk e bëjnë një martesë të shkojë siç duhet ajo ka treguar se mes çifteve shpesh ndodh të mos ketë komunikim dhe kjo sjell probleme më të mëdha.

Kemi tendencën të gjejmë rrugën më të lehtë që është debati. Ndonjëherë finalizohet me dhunë dhe divorc, për fat të keq kjo po ndodh shpesh kohëve të fundit. Në një lidhje është shumë i rëndësishëm komunikimi dhe bashkëpunimi. Mungesa e komunikimit për tema tabu mes çifteve dhe mosmarrja e përgjejgjësive janë ato që çojnë në një martesë të palumtur.

Gjithashtu, ish-deputetja u pyet nga Akil Pano se për çfarë i lutet Zotit dhe ajo u shpreh se i lutet për djemtë e saj.

E falenderoj shumë shpesh Perëndinë. I kërkoj që të mund të jetoja sa më gjatë për të rritur djemtë e mi dhe për t’i parë ata të lumtur.