Pasi kaluan muajin e mjaltit romantik, pasi u martuan tre javë më parë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë vendosur të kalojnë më pak kohë së bashku. Ata besonin se kjo lëvizje do t’i sjellë dobi marrëdhënies së tyre në planin afatgjatë.
Sipas mediave të huaja, aktorët kanë arritur një konsensus për t’u ndarë disa ditë pasi kanë shijuar muajin e mjaltit në Evropë. Arsyeja sipas mediave dhe çiftit është forcimi i lidhjes, meqë pavarësisht asaj që mund të mendoni, vendimi merret që “magjia mes tyre të mos humbasë”.
Duke qenë se të dy profesionet e tyre i detyrojnë të kalojnë periudha të ndara, JLo dhe Affleck kanë vendosur të distancohen në mënyrë që në këtë mënyrë t’i mungojnë më shumë njëri-tjetri. Ata nuk duan të lënë mënjanë karrierën e tyre në emër të dashurisë dhe besojnë se alternativa më e mirë është të vendosin një distance në mes. Një burim i afërt me çiftin u shpreh se:
Ata gjithmonë flasin, dërgojnë mesazhe, flasin në Facetime kur janë të ndarë. Dhe koha e ndarë e bën rikthimin së bashku shumë më të mirë. J.Lo-s i pëlqen fakti që ajo e di se burri i saj do të jetë aty për të pa marrë parasysh se çfarë. Të ndahen kaq shpejt pas dasmës së tyre nuk është ideale. Por ata e dinë se kanë gjithë jetën përpara dhe po shijojnë çdo minutë të udhëtimit.
Rikujtojmë se, para pak ditësh, ishte dikush që nuk mendonte se ata e kanë të gjatë romancën e tyre. Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez tha se martesa e këngëtares me Ben Affleck nuk ka gjasa që të zgjasë. Ojani Noa, 48 vjeç, pretendon se ish-gruas së tij “i pëlqen të jetë e dashuruar”, por humbet interesin pasi pasioni në martesën e saj fiket.
Së fundmi, disa thashetheme kanë dalë në dritë, ku pretendohet se këngëtarja me famë botërore ka “detyruar” aktorin që të martoheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Disa burime pranë këngëtares janë shprehur se Lopez e ka shtyrë Affleck që të martoheshin më herët pasi ishte e shqetësuar se aktori do të “ftohej” dhe do të ndryshonte mendje në momentin e fundit.