Celebrities Gossip Showbiz

Ish-bashkëshorti i Britney Spears publikon videot e vjetra që nxjerrin ‘bllof’ këngëtaren!

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, ka publikuar një sërë videosh të vjetra, ku shihet këngëtarja duke debatuar me dy djemtë e tyre, të gjitha për ta “ekspozuar” atë, duke thënë se gënjeshtrat duhet të ndalen. Kërcimtari, i cili ishte i martuar me yllin e muzikës pop nga viti 2004 deri në 2007, ndau tre video në Instagram  ditën e kaluar që e shfaqin Spears duke i qortuar djemtë Sean dhe Jayden. Krah videove ku djemtë e çiftit ishin 11 dhe 12 vjeç, Federline shkroi:

Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, kemi vendosur si familje t’i publikojmë këto video. Kjo nuk është as më e keqja. Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten më mirë se kaq.

https://twitter.com/TRMUpdates/status/1557603949108006913

Vendimi i ish-bashkëshortit të këngëtares për të shpërndarë videot në internet, shkaktoi zemërim dhe ai i fshiu ato nga profili i tij pak kohë më pas, por ato ende mund të gjenden në Twitter. Federline më herët kishte deklaruar se djemtë e Britney-t nuk e kishin parë nënën e tyre prej muajsh dhe se kjo ishte dëshira e tyre. Ai publikoi videot në fjalë për t’i mbështetur këto akuza dhe për t’i treguar botës se çfarë raportesh ka pasur Spears me djemtë e tyre.

https://twitter.com/ask_aubry/status/1557722277625593856

Së fundmi, këngëtarja e njohur Britney Spears ka akuzuar së fundmi djemtë e saj adoleshentë se janë treguar shumë të këqinj me të gjatë vizitave në shtëpinë e saj.

Unë e di se adoleshentët janë thjesht të vështirë për t’u përballur me… por le të jemi realist. Ka një ndryshim të madh mes të qenit arrogant dhe të qenit i keq. Ata më vizitonin, hynin në derë, shkonin direkt në dhomën e tyre dhe mbyllnin derën. Unë nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tyre. Gjithmonë tentoja t’i kuptoja dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ata ndaluan së ardhuri në shtëpi. Doja shumë që ata të më donin.