Mikela Pupa e njohur fillimisht nga pjesëmarrja e saj në “Për’puthen”, ku bëri mjaft bujë u bë më pas pjesë e një prej shtëpive më të famshme në Shqipëri, BBV. Mikela u bë pjesë e Big Brother Vip si një konkurrent i vetëm me mikeshën e saj Efi Dhedhes, me të cilën gëzon ende një shoqëri të mirë.
Prej kohësh Mikela ka treguar se është në një marrëdhënie dhe se ka gjetur personin e duhur në jetën e saj dhe gjithashtu se ndjehet shumë e lumtur. Gjatë një ‘Ask-u’ të zhvilluar në Instastoryn e saj, ku mes shumë pyetjeve të ndjekësve nuk mund të mungonin edhe ato për partnerin e saj dhe Mikela ka postuar edhe një video të tyre, ku zbulon portretin e tij.
Nuk bëjmë foto kopertinash, por kemi gjithmonë momente të tilla
Së fundmi Efi ka uruar Mikelën për ditëlindjen e saj dhe duket se shoqëria e tyre nuk ka ndryshuar. Mikela i është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit e saj dhe një prej tyre ishte se çfarë i ka blerë Efi për ditëlindje dhe bukuroshja ka publikuar një bisedë mes vajzave, ku Mikela i kërkon që lekët që Efi do shpenzonte për dhuratën t’ja japte kesh në dorë.