Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Vesa Smolica ishte një nga banoret që krijoi një zhurmë të madhe gjatë qëndrimit të saj në BBV. Situatat e saj me Heidin dhe Romeon e kanë sjellë herë pas herë në qendër të vëmendjes. Artistja ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e saj copëza nga pushime e saj por një ndër videot që ka marrë pëlqime pafund është teksa ajo tregon format e saj perfekte trupore.
View this post on Instagram