Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Fifi ka qenë një nga ish-banoret e edicionit të parë të BBV, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ishte një ndër banoret më të spikatura dhe më të dashura për publikun. Mbrëmjen e sotme Fifi rikthehet në shtëpinë e Big Brother në këtë edicion të tretë, por jo si një banore e re. Fifi do të performojë gjatë spektaklit, një koncert surprizë për banorët dhe për çdo teleshikues. Një mbrëmje me muzikë, plot atmosferë dhe alegri.
View this post on Instagram
Sara Gjordeni ishte e eleminuara e javës nga “BBV3”, vendim i amarrë nga Vëllai i Madh, për shkak të konfrontimit fizik që ajo pati me Françeskën. Ditën e sotme Sara ka qenë e ftuar te “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të treguar linjën e jetës, që nuk pati mundësi ta tregonte në “BBV3”. Ish-banorja ka treguar historinë rrënqethëse të familjes së saj, ku babai i saj ka tentuar ta vriste atë dhe nënën e saj.