Bota Botë e Çuditshme

Ironike/ Policia gjen drogë në çantën që lexonte: “Sigurisht që nuk është çantë plot me drogë”!

Policia amerikane ka gjetur drogë brenda një çante me mbishkrimin “sigurisht që nuk është çantë plot me drogë”. Kjo sasi u zbulua nga policia në Portland të Oregonit, kur policia e ndali shoferin dhe pasagjerin brenda makinës që dyshohej se ishte vjedhur.

Lidhur me njoftimin për këtë rast në X, policia në Portland tregoi detaje për sasinë e drogës, paratë dhe armën e mbushur që u gjet. Në njoftim thuhet:

Puna proaktive e policisë nga oficerët e turnit të natës të zonës Lindore rezultoi në vendndodhjen e një automjeti të vjedhur në zonën e SE 162/Divizion. Kishte një çantë plot me drogë, peshore, para, armë zjarri të mbushura. Shoferi dhe pasagjeri janë arrestuar – akuza të shumta në pritje.

Madje postuan një fotografi nga makina e sekuestruar, brenda të cilës kishte një çantë në të cilën shkruante “sigurisht që nuk është çantë plot me drogë”. Por pavarësisht këtij mbishkrimi, brenda saj u gjet 10 gramë fentanil dhe një lloj tjetër i drogës. Mediat lokale raportojnë se një burrë dhe një grua janë arrestuar.