Irma Libohova emocionon dëgjuesit, ndan kujtimet dhe historitë me Agim Krajkën
Live From Tirana • 15:49 03/03/2021
Në emisionin “Live From Tirana” ditën e sotme ishte e ftuar këngëtarja më e dashur e publikut shqiptar, Irma Libohova. Në një lidhje telefonike për ‘Top Albania Radio’ ajo hapi kutinë e kujtimeve, e tregoi historitë e saj me kompozitorin gjeni që fatkeqësisht ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, të madhin Agim Krajka. Irma na tha si e ka përjetuar lajmin e trishtë dhe aftësitë gjeniale të kompozitorit: “Sot për mua është një ditë e trishtë. Kam kujtime nga familja, nga djemtë, i vogli Fatrimi, me emrin e bukur që jam çuditur kur e kam dëgjuar. Po them kujtime që nuk i kam thënë asnjëherë. E pyeta ç’është ky emër, e më tha ja kemi vënë sepse im atë quhej Rifat edhe për ta kujtuar e krijuam një emër disi të përpunuar.” Libohova na tregon detaje nga gjendja e kompozitorit gjatë kohës kur ai ndodhej në gjendje kritike: “Kam qenë në kontakt me të motrën, Aidën. Kam bërë ndërhyrje të nevojshme me njerëz që kishin akses në pavionin ku ishte shtruar. Duke marrë parasysh parametrat e oksigjenit, u mërzita shumë. Por nuk kam folur sepse lajmi bëhet lajm kur bëhet i vërtet. Ai ka gjurmë në karrierën time!” Këtë intervistë ekskluzive, Irma Libohova e mbyll duke kënduar refrenin e këngës ‘Nuk e harroj’ të kompozuar nga Agim Krajka. Genta Hodo Klodiana Vata Irma Libohova Danko Dj
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024