Tech

iPhone 4 SE i Apple do të jetë më i shtrenjtë se paraardhësi i tij?!

Përdoruesit në rrjetin social X pretendojnë se smartfoni i ardhshëm i Apple, iPhone 4 SE do të jetë pak më i shtrenjtë se paraardhësi i tij. Modeli i mëparshëm i përballueshëm i iPhone kushtonte të paktën 429 dollarë, por pasardhësi i tij do të jetë më i shtrenjtë. Megjithatë, pritet që çmimi të mbetet nën 500 dollarë.

Sipas informacioneve të disponueshme, por jozyrtare, çmimi i iPhone SE 4 në SHBA do të jetë 10% më i lartë dhe do të rritet në afërsi të 470 dollarëve. Nëse gjithçka shkon sipas planit, smartfoni do të debutojë në vitin 2025. Përdorimi i një dizajni më modern të frymëzuar nga iPhone 14 dhe duke përfshirë teknologjinë Face ID, mund të justifikojë rritjen e çmimit.

Apple ende nuk ka zbuluar ndonjë detaj në lidhje me telefonin e saj të ardhshëm, por disa pamje të shfaqura në internet së fundmi pretendojnë se shfaqin të katër modelet e iPhone 16. iPhone 16 Pro do të jetë 16 centimetra i gjatë. Bëhet e ditur se imazhet janë postuar nga Sonny Dickson i cili mbi çdo model iPhone shkroi edhe madhësinë e ekranit të tij dhe zbuloi pamjen e asaj se çfarë mund të prezantohet më vonë këtë vit. Në foto janë katër modelet; iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max.

Rikujtojmë se Apple ka regjistruar rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë COVID. Bëhet e ditur se shitjet për periudhën janar-mars janë ulur me 10%, diçka që nuk ka ndodhur që kur kompania vonoi prezantimin e telefonit të ri për shkak të kufizimeve nga pandemia. Në përgjithësi, gjiganti teknologjik ka fituar 90.8 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, 4% më pak se një vit më parë.

Megjithatë, raportohet se vlera e përgjithshme e kompanisë është rritur pas rritjes së çmimeve të aksioneve të saj për gati 7%. Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka njoftuar se kompania do të integrojë më shumë Inteligjencë Artificiale në telefonat e saj. Ndërsa Samsung ka prezantuar telefona me Al ku përfshihen edhe chatbot gjenerues, Apple ende nuk ka njoftuar se si Al do të jetë pjesë e telefonave të saj.