I ftuar në “Live from Tirana” ishte gazetar i teknologjisë Brenton Bënja, për të folur rreth informacioneve më të fundit sa i përket Inteligjencës Artificiale, avantazhet dhe disavantazhet, si të mbrohemi nga kontenti i rremë, por dhe shumë këshilla të tjera të vlefshme…
Brenton ka qenë i pranishëm në konferencën e teknologjisë IFA në Berlin, ku na tregoi dhe çfarë u prezantua atje:
Ka shumë prezantime që ndodhën atje. Inteligjenca Artificiale atje shihej shumë pozitivisht dhe ishte kudo. Kishte lavatriçe me AI, që kur fusje rrobat për të larë, ato e kuptojnë materialin dhe bëjnë punën vetë. Në televizorët e rinj, kur ti përshembull nuk je përballë, por pak më shumë djathtas, AI e kupton dhe audio kthehet nga ti, të ndjek ty, ose përshembull rregullon dritën, ngjyrat i përshtaten skenës.
Po lidhur me prezantimin e iPhone 16, çfarë mund të na thuash?
Pak ditë më parë u bë prezantimi dhe do të jetë pas disa javësh në treg. Edhe iPhone 16 ka 4 versione, këtë herë vjen me një buton të ri të kamerës. Ky buton është i ndjeshëm dhe nëse lëviz gishtin supër tij mund të bësh Zoom In dhe Zoom Out. Nuk është risi në treg, por është për përdoruesit e Iphone. Ka teknologji AI që ndihmon për të shkruar më mirë, të editosh më mirë fotot.
Lidhur me lajmin që doli ditën e djeshme në media, se Kamala Harris kishte një palë vathë si kufje gjatë debatit presidencial, çfarë mendimi ke?
Patjetër që ka vathë të tillë, por nuk është rasti i Kamala Harris. Janë teori konspirative që njerëzit kanë qejf të dëgjojnë.