Investitori i njohur i Tesla-s, Gary Black, ka përvojë të gjatë me Wall Street. Së fundmi, Black bëri komente në ‘The Street’ se Tesla mund të shesë 10,000 Cybertrucks në 2023. Kemi dëgjuar se Tesla Cybertruck do të arrijë këtë vit dhe kjo është konfirmuar nga Tesla dhe Elon Musk. Megjithatë, duket se prodhimi zyrtar i këtij modeli nuk do të filloj deri në fund të vitit, me rritjen e madhe në prodhim që vjen në fillimin e vitit 2024.
Gjithsesi, nëse Tesla ka me të vërtetë gati 2 milionë porosi për të plotësuar deri në fillimin e prodhimit, është mirë që të shpresojmë që Black të jetë i saktë me vlerësimin e bërë nga ana e tij. Tesla ishte pothuajse në gjendje të prodhonte 50% më shumë makina në 2022 sesa në 2021. Thënë kjo, ajo nuk ishte në gjendje të përmbushte udhëzimet e saj për të ofruar 50% më shumë.
Gary Black beson se Cybertruck mund të jetë një pikë kryesore në këtë sukses potencial. Future Fund LLC, ka deklaruar se Tesla mund të fillojë dërgesat e këtij modeli në fund të vitit 2023. Ai vazhdon duke thënë se prodhuesi amerikan i makinave elektrike mund të dorëzojë 10,000 njësi të Cybertruck për këtë vit, gjë që përshtatet mirë me vlerësimin e tij që Tesla të dorëzojë një total prej 1.9 milionë njësi të makinave elektrike në 2023.
Së fundmi Tesla ka ulur masivisht çmimet në modelet e reja në SHBA. Rënia më e madhe e çmimeve ndodhi në Modelin Y, i cili tani është 13 mijë dollarë dhe 20% më i lirë se sa ishte dje. Ndryshimet ndodhën në faqen e internetit të Tesla-s dhe duket se mbulojnë të gjitha modelet. Gjatë vitit të kaluar Tesla ka rritur vazhdimisht çmimet për të gjitha automjetet e saj pasi kërkesa për EV ka qenë jashtëzakonisht e lartë.