Bota Tech

Investitorët e Twitter padisin Elon Musk!

Së fundmi investitorët në Twitter po padisin Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh për kompaninë. Sipas pretendimeve të tyre, ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash. Ata akuzojnë shefin e Tesla-s për sjellje të gabuar pasi deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar kaos në selinë e Twitter në San Francisko.

Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të Musk. Në padi thuhet se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë. Sipas paditësve, disa postime në Twitter të postuara nga Musk, i cili është një përdorues i rregullt i Twitter me më shumë se 95 milionë ndjekës, ishin “mashtruese”.

Kjo përfshinte një postim në të cilin Musk tha se oferta e tij për marrjen e firmës së mediave sociale ishte në pritje për shkak të dyshimeve të tij mbi numrin e llogarive të rreme në platformë. Në padi thuhej se:

Tweet-i i 13 majit përbënte një përpjekje për të manipuluar tregun për aksionet e Twitter-it pasi ai dinte për llogaritë e rreme.

Elon Musk është akuzuar së fundmi nga një ish-punonjëse e SpaceX. Sipas shkrimit, në vitin 2016 Musk i tregoi organet gjenital një gruaje dhe i propozoi të kryente marrëdhënie. Dy vjet më pas Space X dyshohet se i ka paguar ish-punonjëses 250,000 dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjen jashtë gjykatës. Musk i hodhi poshtë menjëherë akuzat, duke e cilësuar artikullin si “të motivuar politikisht”. Miliarderi i teknologjisë specifikoi se:

Nëse do të isha i prirur ndaj ngacmimeve seksuale, vështirë se do të dilte në dritë për herë të parë sot, në mbi 30 vite karrierë.