“South Outdoor Festival” u rikthye edhe këtë vit me edicionin e tij të 4-të, në Borsh. Një event unik dhe i paharrueshëm që bëri bashkë disa nga artistët më të mirë shqiptarë dhe jo vetëm. Natën e parë i gjithë publiku kishte kënaqësinë të dëgjonte Dj Boocky, Urban Band, West Side Family, Orgesa Zaimi dhe Jericho.
Ditën e shtunë, të ftuar për të performuar ishin Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, Urban Band, Offchestra, Dj Mickey dhe Mahmut Orhan. Ndërkaq, ditën e dielë të ftuar për të performuar ishin Abel DJ, Urban Band, Eugent Bushpepa, Eugent Bushpepa, NANA DARKMAN, DJ Mickey.
Për të gjithë ata që nuk patën mundësi të shijonin live performancat në këtë festival, Top Albania Radio solli për të gjithë dëgjuesit emocionet e festivalit në valët e radios suaj të preferuar. Madje, një intervistë ekskluzive me artistin e njohur NANA erdhi për të gjithë dëgjuesit dhe dashamirësit e reperit. Për të gjithë ata që e kanë humbur më poshtë e keni të plotë se çfarë ka shprehur reperi dhe DJ i njohur i intervistuar nga moderatori Adi Pojana.
Adi: Si je, ça bone plako, Mirëseerdhe në Shqipëri, si ndihesh të jesh këtu?
Nana: Ndihem shumë mirë, shkëlqyeshëm, këtu ka ushqim të mirë, pamje super të bukura, jam duke takuar njerëz të shkëlqyer, jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Faleminderit!
Adi: Disa fjalë shqip, goca, vajza…
Nana: Eeeem, qofte. E pëlqej shumë ushqimin këtu kështu që qofte. Unë i dua qoftet. Top Albania Radio është më e mira.
Adi: Disa fjalë për Festivalin?
Nana: I gjithë organizimi është shumë i mirë, kanë bërë një punë të përkryer. Hera e parë në këtë festival dhe shpresoj jo e fundit, jam trajtuar shumë mirë, shikoni vendodhjen njëherë, kjo është një mrekulli, ne do ta djegim Borshin sonte 100%.
Adi: Nëse do të kishe një shtëpi, do të jetoje këtu?
Nana: Po, patjetër, por para se ta bëjë këtë më duhet një aeroport dhe nëse e kam këtë do të shpërngulem, ky është një premtim. Unë e dua Top Albania Radio-n! Dëgjoni Top Albania Radio-n!
Ju sjellim pak nga atmosfera e NANA-s…