Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në Kuadër të Dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në Kuadër të Dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.
Në një intervistë ekskluzive ishte aktori protagonist, Luiz Ejlli, i cili luan rolin e Besit, bashkëshortit të Jonidës, e cila luhet nga Olta Gixhari. I pyetur se si ndihet ai në këtë premierë magjike dhe nëse para një viti do ta merrte me mend këtë ndryshim kaq të madh në jetë e tij, ai u përgjigj:
Nëse do të ma kishe thënë këtë në tetor, do të kisha thënë ‘Po ik o Blendi’. Zoti është i madh. Është treguar shumë bujar me mua. Unë jam penduar për disa gjëra që kam bërë, dhe i kam pranuar me kokën lart e me lot në sy, dhe sot jam këtu. Është djersë, mund, vuajtje. Jam mirënjohës. Uroj mos ta prish se njerëz jemi, por tani kam Kiarën që më mban.
Kiara Tito është shprehur:
Unë e kam lënë sot ta shikoj për herë të parë, por jam e bindur se do të shkëlqejë ashtu siç ai shkëlqen në çdo gjë që bën. Kvshtu që i uroj shumë suksese, jo vetëm Luizit, por edhe kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Si shprehet aktori për personazhin e Besit?
Kam qenë i vërtetë. Dhe në qoftë se kam shkëlqyer, ka qenë meritë e të gjithë kastit, që kanë patur durim. Ata më kanë njohur realisht. Më kanë trajtuar si të isha pjesëtar i familjes së tyre.