Tech

Interneti në shtëpinë tuaj po ngadalësohet?! Ne kemi gjetur ‘fajtorët’!

Shpejtësia e internetit ngadalësohet nëse jeni duke përdorur të gjithë në shtëpi celularë, tabletë, televizor apo laptopë. Por duhet të dini që faji në këtë rast nuk është vetëm i përdoruesve por edhe i mobileve apo sipërfaqeve metalike. Teksa modemi juaj shpërndan valë elektromagnetike, metali, i cili e përthith energjinë elektrike do të ndikojë në ngadalësimin e WiFi-t tuaj. Për këtë arsye, mbajeni pajisjen larg metaleve.

Ndërkaq, disa lloje muresh ia dalin fare mirë të bllokojnë valët e WiFi-t. Përgjithësisht materialet e përdorura në ndërtimin e tyre janë mermeri, çimentoja, betoni dhe tullat. Për këtë arsye, mbajeni modemin në një zonë të hapur, larg mureve. Pasqyrat nga ana tjetër shërbejnë si një mburojë e fortë, e cila e bën tepër të vështirë përcjelljen dhe shpërndarjen e valëve.

Njësoj siç reflekton pamjen tonë, pasqyra “reflekton” edhe vetë valët. Sa më pranë pajisjes së internetit të jetë pasqyra, aq më i ngadaltë është interneti. Gjithashtu ia vlen të përdorni lidhje ethernet, pra një kavo që lidh kompjuterin tuaj me modemin, nëse keni mundësi dhe nëse ju duhet internet i shpejtë. Televizorët, kompjuterat dhe PlayStation ose Xbox duhen lidhur gjithmonë me kavo, jo me Wi-Fi.

Kini parasysh se disa kontrata kanë limit përdorimi, edhe nëse ju nuk jeni në dijeni. Nëse tejkaloni limitin e gigabyte-ve, shpejtësia e internetit do të ngadalësohet. Kontaktoni me kompaninë që ju sjell internetin dhe interesohuni.

Për t’i paraprirë ngadalësimeve në të ardhmen, fikni dhe ndizni modemin çdo ditë për ta rifreskuar. Interneti juaj është ngadalësuar dhe mendoni se dikush po “vjedh” Wi-Fi tuaj ? Edhe nëse Wi-Fi juaj ka një fjalëkalim, është e lehtë që dikush ta “vjedhë” atë, veçanërisht nëse fjalëkalimi është i vendosur nga ruteri juaj. Me disa hapa të thjeshtë, mund të siguroheni që askush nuk mund të përfitojë nga Wifi juaj.