Sport

Interi i Simone Inzaghit nuk i “ngjason” ekipit kampion

Interi i ka bërë një nisje jo të mirë sezonit në Serie A, teksa ka arritur të grumbullojë vetëm 8 pikë pas 5 javëve të para në kampionat. Shifrat nuk janë opinion, ky Inter ka grumbulluar 7 pikë më pak se një sezon më parë. Diçka vërtet alarmante, e cila nëse nuk ndryshon, rrezikohet që ekipi i Simone Inzaghit të mos përsërisë dot suksesin e një sezoni më parë, megjithëse shihet nga pjesa dërrmuese e analistëve në Itali si favoritja kryesore.

Fati i ziklatërve është ai që edhe rivalët nuk është se kanë bërë më mirë, me Interin që është vetëm 3 pikë larg vendit të parë që për momentin mbahet nga Torino. Të shtunën do të jetë transferta në Udine, më pas sfida në shtëpi me Torinon dhe pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtares do të jenë dy ndeshje tepër të vështira ndaj dy rivalëve për kreun, Roma në transfertë dhe Juventus në shtëpi.

Pra do të jetë një “tur force” për ziklatrit, të cilët duhet të japin maksimumin nëse kërkojnë të dalin sa më shpejtë nga “tuneli” ku sapo janë futur.