Kuzhinierët e ëmbëlsirave në Milano po i drejtohen inteligjencës artificiale për të krijuar receta të reja, duke u mbështetur në teknologjinë moderne për të sjellë shije të reja në ëmbëlsirat e ngrira. Edhe pse ende përdorin metoda tradicionale, prodhuesit italianë të akullores mbështeten në ChatGPT dhe mjete të tjera të AI për të gjetur receta të reja.
Gianfranco Sampo 63-vjeç, pronar i pastiçerisë “Terra” në Milano, hyri në recetat e softuerit ChatGPT dhe faqet e internetit të prodhuesve të akulloreve që ai vlerëson, pas së cilës AI i ofroi sugjerime për shije të reja. Bazuar në ato sugjerime, Sampo zhvilloi shije inovative si akullore me çokollatë të bardhë me piper të zi të karamelizuar. “Unë kurrë nuk kam menduar për kombinimin e këtyre përbërësve”-tha Sampo për “The Times”.
Ndërkaq, industria e akulloreve do të pësojë një ndryshim rrënjësor. Shkencëtarët e West Pomeranian University of Technology në Poloni kanë arritur të shndërrojnë qumështin e pelës në kos dhe akullore probiotike. Qasja e re është një metodë për të krijuar alternativa më të shëndetshme dhe të ushqyeshme ëmbëlsirash të ngrira. Rezulton se qumështi i pelës ështtë një superushqim. Përbërja e tij është e ngjashme me qumështin e njeriut, çka e bën më të lehtë për t’u tretur dhe përthithur.
Ka më pak yndyrë se qumështi i lopës por është i pasur me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë sistemin imunitar dhe shëndetin e zorrëve. Kjo tregon se qumështi i pelës mund të jetë një kandidat shumë i mirë për ushqime që jo vetëm kanë shije të mirë, por kanë edhe përfitime për organizmin. Ekspertët nuk provuan të bënin vetëm akullore. Ata prodhuan edhe kos të ngrirë dhe akullore sinbiotike. Kosi i ngrirë është një akullore që përmban bakteret e mira të kosit (probiotikë). Akullorja sinbiotike i kombinon këto të fundit me fibrat që i ushqejnë (prebiotëikët).