Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, studiuesit italianë kanë arritur të krijojnë imazhin e Jezu Krishtit. Rikrijimi i imazhit është bërë bazuar në Qefinin e Torinos ose Qefinit të Shenjtë, që është një copë pëlhure prej liri që përmban një imazh të zbehtë të fytyrës së një njeriu, që për komunitetet fetare është Jezu Krishti, ndërsa për shkencëtarët është thjesht imazhi i një njeriu.
Por të dhënat e reja shkencore të bëra nga studiuesit italianë, kanë dalë në konkluzion se kjo pëlhurë e quajtur “Qefini i Torinos” daton që nga koha e Jezu Krishtit rreth 2000 vite më parë, duke konfirmuar hipotezën se ndoshta imazhi i përket realisht Jezu Krishtit. Më pas, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, bazuar në këtë copë pëlhure, studiuesit italianë krijuan imazhin e Jezu Krishtit.
Amazing AI-generated image of Jesus Christ based on the (authentic) Shroud of Turin.
It’s a good reminder of the fact that God became a particular man at a particular moment in history. This is no myth.
We worship the God who became one of us! pic.twitter.com/hb0AjKgpix
— Eric Sammons (@EricRSammons) August 21, 2024
Qefini i Torinos është mbajtur në Katedralen e Torinos në Itali që prej vitit 1578. Ajo është një pëlhurë me përmasa 4.3 metra e gjatë dhe 1.1 metra e gjerë. Në këtë copë pëlhure liri është shtypur imazhi i një burri me mjekër dhe besohet se i përshtatet një trupi që është kryqëzuar dhe plagosur, që për komunitetet fetare është Jezu Krishti.
Recent research suggests the Shroud of Turin, believed by many to be the burial cloth of Jesus, might be authentic after all.#turinshroud pic.twitter.com/0XlsXR8NHg
— CGTN Europe Breaking News (@CGTNEuropebreak) August 21, 2024