“Sot nuk kemi pse të hapim diskutime për çfarë kemi dakordësuar javën që shkoi”.
Por ky mendim i deputetes Gjylameti nuk ishte i njëjtë me të kolegët e saj, pasi debati nisi mes vetë maxhorancës, për mënyrë se si do të funksionojë KLSH.
Edhe pse pati tone të larta në fund u votuan propozimet e kryetarit të komisionit Eduart Shalsi, i mbështetur nga Erion Braçe dhe Blerina Gjylmeti.
Sipas rezolutës së miratuar nga maxhoranca socialiste, KLSH duhet të bëjë transparente kohëzgjatjen, planin dhe grupin e auditimit, duke i vendosur kufij dhe kritere ne mënyrën si do të kontrollohen institucionet publike.
Por deri sa të arrihej në këtë konkluzion, rrugës pati dhe paqartësi nga vetë deputetët e PS.
Pranvera Resulaj, deputete e PS: Kemi venë re që në faqen zyrtare janë publike, auditimet, audituesit, periudhat. Çfarë duhet të publikohet që në nisje nuk jam shumë e qartë?
Erion Braçe: Ajo që në po kërkojmë ti caktojë vetë, ti bëjë vetë ama ti bëj transparente. Për një auditim të caktuar te këtë një proces të caktuar. Nuk mund të jetë thjeshtë dhe vetëm vullneti im personal, që unë do caktoj Erionin , Frrokun dhe Albanin.
Eduart Shalsi, kryetari i komisioni kërkoi që të bëjë një ndarje e barabartë të grupeve audituese.
Eduart Shalsi: Një sekondë more, një sekondë se debat po bëjmë. Shifni pak se çdo të thotë që një auditues të ketë ngarkesë të madhe, ndërkohë të tjerët të bëjnë vetëm 10% të punës.
Por për kolegun Frrok Gjini, planifikimi i auditimeve që bënë KLSH caktohet jo vetëm nga kryetari Arben Shehu por edhe vartësit e tij. Por ky qëndrim u kundërshtua me tone të larta nga kolegu Braçe
Frrok Gjini: Ka një rregullore kur i cakton audituesit, dhe ka drejtor të përgjithshëm. E nëse do ta bëni institucionin me pushtet terrorist atëherë këtë fuqi jepjani një njeriu.
Erion Braçe: Drejtori i Përgjithshëm në përshkrimin e punës ka për detyrë të bëj punën e të mbaj vendin kaq, atë të bëj. Drejtori Departamentit ka të drejtë të menaxhojë departamentin kaq.
Tashmë i takon deputeteve të parlamentit për të votuar ose jo mënyrën e re se si do të funksionojë KLSH.