Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugore teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.
Gjithashtu thuhej se ish-finalisti i “Big Brother VIP3” është dërguar në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.
Lidhur me këtë, vetëm pak më parë ka reaguar partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli duke mohuar dhe përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar. Në reagimin e saj Ilnisa i është drejtuar Autoritetit të Medias Audiovizive për të marrë masa në lidhje me lajme të tilla të rreme që qarkullojnë dhe postohen në rrjet.
Lidhur me këtë ka reaguar pak më parë gazetari i njohur, Milaim Zeka, i cili i ka hedhur poshtë këto zëra. I kontaktuar nga Gazeta Shqip, Zeka u shpreh se “lajmi është i rremë”. Më pas ai bëri një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ka qenë në një makinë me Meritonin.
Përmes një video të postuar në rrjetet e tij sociale, gazetari shton se Mjekiqi “është me shëndet tepër të mirë”.