Bota Health & Beauty

Inovative/Kirurgu zhvillon operacionin e parë në botë për të hequr tumorin e trurit përmes vetullave të pacientit!

Një kirurg ka gjetur një mënyrë të re për të hequr tumoret në tru “sa një kokërr molle” përmes vetullave të pacientëve duke u bërë ndoshta i pari në botë që e aplikon. Neurokirurgu Anastasios Giamouriadis ka përshtatur metodën ekzistuese për të hequr tumoret dhe pacientëve u mbetet vetëm një shenjë e vogël dhe syri i nxirë.

Ndërhyrja përfundon brenda tri orësh dhe disa persona mund të largohen nga spitali pas 24 orësh e të kthehen në punë pas disa ditësh. Operimi i tumoreve në pjesën e përparme të trurit kërkon që kirurgët të heqin një pjesë të madhe të kafkës, një proces që njihet si kraniotomi, duke ekspozuar pjesët e shëndetshme të trurit.

 

Giamouriadis, i cili punon për NHS Grampian thotë se kjo lloj kirurgjie nuk është e re por ai e ka modifikuar për “të pasur më shumë hapësirë përmes vetullës” duke e lejuar “të heqë tumore truri shumë të mëdha”. Ai thotë se:

Kjo teknikë ndryshon gjithçka dhe është më pak invazive. Zakonisht njerëzit do të kishin shenja në të gjithë ballin dhe kështu ne e shmangim. Më parë na duhej një kraniotomi për të hyrë. Kjo kërkon shumë kohë. Vetëm për të mbërritur te tumori duhen tri orë. Në total, operacioni merr 8-10 orë.

Deri më tani, Giamouriadis dhe ekipi i tij e kanë kryer këtë ndërhyrje në 48 pacientë. “Nuk dimë nëse ka ndonjë tjetër në botë që ka arritur të heqë tumore kaq të mëdha sa ne”, tha ai për metodën e tij të re. Kirurgu shpreson se një ditë të mund të përdorë realitetin virtual për t’u mësuar kirurgëve të tjerë si ta aplikojnë procedurën e re.