Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
I ftuar mbrëmjen e djeshme te “E diell” ka qenë Anaid Kaloti. I pyetur se cili është influenceri më i miri në treg ai është shprehur për Romeo Veshajn, ku dhe ka treuar se për një postim mund të shkojnë çmime rreth 3 mijë euro dhe se kontratat nuk janë më pak me 10 mijë euro.
Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influencëri më i mirë në treg.
Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për “Instagram”-in?
Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.
Ed Manushi: I habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer.
Anaidi: Në industrinë e influencës, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane.