Celebrities Gossip Showbiz

Influenceri i njohur tregon se e kishte grabitur dikur, reagimi epik i Paris Hilton!

Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton duket se është miqësuar së fundmi shumë me një përdorues TikTok-u, i cili i ka treguar asaj se e ka grabitur në vitin 2007. Paris e ka xhiruar videon “One Thing About Me” me influencuesin e AsapSCIENCE, Greg Brown, i cili shpjegoi se si dikur ai i kishte vjedhur syzet e diellit gjatë një daljeje.

Një gjë që ka të bëjë me mua, është se unë e grabita Paris Hilton-in një herë dhe shpresoj që ajo të mos dëgjojë kurrë për këtë, sepse unë mund të shkoj në burg.

Më pas ai ka treguar se kjo ka ndodhur në vitin 2007 pas koncertit të reperit M.I.A.

Ishte mirë që u largova nga koncerti dhe më pas një makinë e madhe, e zezë u ndal dhe njerëzit po bërtisnin, ndërsa Paris Hilton doli jashtë.

@parishilton

#duet with @asapscience LOL! 😹 Can you please do a reveal of the sisterhood of the traveling Paris Hilton sunglasses? 🤣💀🕶 #ThatsNotHot #ButThatsHilarious #ButAlsoPlsDontRobMe ☺️

♬ original sound – AsapSCIENCE

Brown ka rrëfyer se ai dhe shoku i tij panë bukuroshen duke u larguar nga klubi me miqët e saj, duke i lënë të dy vetëm me makinën e saj të hapur. Të dehur, ata vendosën të shikonin në automjet dhe përfunduan duke vjedhur syze dielli Christian Dior. Paris i kërkoi përdoruesit të TikTok-ut që t’i tregonte syzet e diellit që dikur i kishte marrë dhe ai postoi një video tjetër ku i tregonte ato. Paris thotë:

Më kujtohen këto syze dielli. Por ju rrinë bukur, kështu që mund t’i mbani! P.S. Nuk dalin kurrë nga moda.

Së fundmi, Hilton ka ofruar një shpërblim të madh për personin që mund të gjejë qenin e saj ‘Diamond Baby’. Hilton po kalon momente të vështira pasi qeni i saj është zhdukur dhe përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale ajo u bën thirrje ndjekësve të saj për ndihmë.