Një foshnjë me katër krahë, katër këmbë dhe dy fytyra ka lindur në Indi, por ka ndërruar jetë disa orë pas lindjes, sipas mediave ndërkombëtare. Nëna e foshnjës, 38-vjeçarja Rama Devi, u dërgua me urgjencë në spitalin e fshatit kur filluan dhimbjet e lindjes.
Ajo lindi atje, por foshnja lindi së bashku me një trup tjetër që nuk ishte zhvilluar plotësisht. Foshnja kishte dy fytyra dhe dy palë krahë dhe këmbë. Fëmija ndërroi jetë pesë orë pas lindjes. Kjo nuk është hera e parë që fëmijë të tillë lindin në Indi.
Në vitin 2022 u publikuan fotot e një foshnje me katër krahë dhe katër këmbë, në vitin 2023 mediat shkruanin për lindjen e një foshnje me katër krahë, katër këmbë dhe dy zemra dhe raste të ngjashme kishte edhe më parë.