Bota

Indi, 47 viktima nga alkooli metil!

Numri i të vdekurve nga helmimi me alkool metil në shtetin indian të Tamil Nadu është rritur këtë të premte në 47, thanë autoritetet lokale. Që nga e mërkura, më shumë se 150 persona janë shtruar në spitale për shkak të helmimit me pije alkoolike të prodhuara ilegalisht.

Ndërsa, aktualisht 118 persona ndodhen në spitale, raporton Reuters. Ndërkohë, policia arrestoi katër persona për shitje të paligjshme dhe sekuestroi 200 litra alkool.

Duhani, alkooli, ushqimet e përpunuara (UPF) dhe lëndët djegëse fosile vrasin 2.7 milionë njerëz në vit në Europë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila u ka bërë thirrje qeverive të vendosin rregulla më të ashpra për produktet që dëmtojnë shëndetin. Në një raport, OBSH tha se industritë e fuqishme po nxisin sëmundjet dhe vdekjen e parakohshme duke përdorur marketingun “mashtrues”.

Sipas raportit të ri, duhani, lëndët djegëse fosile, ushqimet e përpunuara dhe alkooli janë përgjegjës për më shumë se 7,400 vdekje çdo ditë në 53 shtetet e Europës. Në përgjithësi, rreth 2.7 milionë persona vdesin në vit në Europë. Shifrat pasojnë një studim të vitit 2023, i cili zbuloi se alkooli, duhani, ushqimet dhe pijet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile shkaktuan 19 milionë vdekje në vit globalisht, ose 34% të të gjitha vdekjeve.