Inceneratori i Fierit, SPAK-u jep pretencën. Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka u kërkua dënimi me 10 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, në rast se shpallet fajtor, dënimi do të ulej në 6 vite e 8 muaj heqje lirie. Për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkuan 7 vite, nga gjykimi i shkurtuar, 4 vjet e 8 muaj.
Lefter Koka 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako 7 vjet, me gjykim të shkurtuar 4.8
Klodian Zoto 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Pëllumb Abeshi 4 vjet, u pranua gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj 3 vjet, u pranua gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri 3 vjet, u pranua gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj 4 vjet, u pranua gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri 4 vjet, u pranua gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj 4 vjet, me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arjola Kodra 3 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Ndër të tjera, Prokuroria kërkoi ndryshimin e akuzës për Alqi Bllakon, i cili ka patur funksionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas të Drejtorit të Përgjithshëm të AKUM-it.
Prokuroria i riktheu akuzën fillestare për “Shpërdorim detyre” si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik, çka rëndon pozitën e tij. Edhe për Arben Dervishin u ndryshua akuza, nga “Korrupsion në sektorin privat”, në “Korrupsion publik”.
Por, togat e zeza nuk u shprehën, duke i kërkuar prokurorit të reflektojë dhe njëherë për ndryshimin e akuzës. Mbi të gjithë personat e përfshirët në dosjen e Inceneratorit të Fierit, rëndojnë akuzat për “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre”, “Pastrim parash”. Për Robert Shabanin u pushua akuza. Gjithashtu për Enver Sheshin, administrator i një prej kompanive që dyshohet se lëshonin fatura për punë të pakryera, u pushua akuza pasi është ndarë nga jeta disa muaj më parë.