Aktualitet

Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, Rama: Për mua ka qenë peshë e detyrës, siç e ka thënë Papa Françesku…

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk Erdogan.

Rama tha në fjalën e tij se mbështetja për ndërtimin e xhamisë së madhe të Namazgjasë në Tiranë, ka qenë për të ‘çështje nderi dhe peshë e detyrës’.

“Ka qenë për mua qysh në krye të herës çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe të hynte e pastër në vendin tonë të besimeve të ndryshme si një objekt i gjatë munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë dhe dëshmojnë lirinë dhe harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë siç e patën thënë për koincidencë atë vit Papa Francesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri, “jo në harmoni, por në vëllazëri fetare”.

Dhe ja sot pas plot 10 vitesh nga ajo pikënisje xhamia e madhe hyn në sofrën e kësaj vëllazërie kaq mirëfilli shqiptare si ilustrim i shumëçkaje të lidhur me besimin dhe ndërto dhe të një ajeti prej 6 sureve të para të Kuranit që me mjeshtërinë prej dijetari dhe me dashurinë prej atdhetari të pa epur na i dhuroi në gjuhën tonë një hafiz i madh dhe një ndër artizanet e pavarësisë sonë kombëtaret tiranasi Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu, autori i ajkës së kuptimeve të Kuran Kerimit.
Kurani është udhëheqës edhe për ata njerëz që besojnë në atë që të është zbritur ty o Muhamed dhe në atë që iu është dhënë duke zbritur pejgamberëve që kanë ardhur para teje. Ata dhe ahiretin e besojnë pa dyshim.

Në lidhje me këtë ajet të lartë, dijetari ynë shpjegon që ashtu siç e kanë thënë Fahri Raziu dhe Bejzaviu, Xhibrili i konsideron librat e zbritur plotësisht fjalë të Zotit që janë pa zë, pa gërma pastaj zbret prej qielli dhe ua bie pejgamberëve.
Mu kështu dhe kjo xhami i jep domethënien e plotë dhe kuptimplotë katrorit të 4 faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror të më në fund shpalosur të identitetit tonë të mbështjellë brenda tij.
Flamur që lind Shën Konstandinin, pajton islamin dhe krishterimin, shpall mes feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin.
Si çdo faltore tjetër e këtij vendi ku gjen paqe çdo shqiptar që i falet Zotit në besimin e vet, kjo xhami e madhe e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë.

E këtij vendi nuk mund t’i këndohet sot më mirë sesa në shqipen e Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliut, “i dashuri im kujtoje edhe atë kohë kur ne me madhërinë tonë e bëmë Qaben vend shpërblimi dhe kthimi për njerëzit e bëmë dhe vend të sigurtë. Ju që vizitoni Qaben bëjeni mekamin e Ibrahimit vend për tu falur. Ne kishim urdhëruar Ibrahimin dhe Ismailin ta pastronin shtëpinë time për ata që e vizitojnë, për ata që rrinë aty dhe për ata që bëjnë ruku dhe sexhde”-u shpreh Rama.